Pritjes së ëmbël të Arbenita Ismajlit i erdhi fundi! Modelja 22 vjeçare ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të parë me Feron.
Arbenita ka ndarë pak orë më parë një foto nga shtrati i spitalit me të porsalindurën. Fytyrën është siguruar t’ja mbulojë me një emoji me zemër. Jemi të sigurt që ajo dhe reperi po fluturojnë nga gëzimi tani që u bënë prindër për herë të parë.
Modelja nuk ka treguar të tjera detaje, si për shembull emri i vajzës apo si shkoi lindja për të. Vetëm pak ditë para se vogëlushja të vinte në jetë, Arbenita dhe Fero rrëfyen ndjesitë e tyre të para si prindër. Fero tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt. Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë, por më pas gjithçka kaloi.

