Selena Gomez e bëri sërish…

Jemi mësuar ta shohim Selenën në nuancat e errëta të flokëve do thonim, përvec se në vitin 2017 kur i bëri bjonde dhe na surprizoi të gjithëve.

Selena Gomez zakonisht i mban floket e saj mjaft natyrale, por këtë herë ajo shkoi për një ndryshim të madh.

Stilistët e saj i mbajtën rrënjës së saj hijen natyrale, e cila i shton avantazh pamjes dhe e bën më të lehtë procesin e rritjes për këdo që ka flokë më të errët natyrshëm.

Ajo ishte shprehur në Shkurt se do të ishte e gatshme të lyej flokët e saj përsëri bjonde. Por kujt ja merrte mendja kaq shpejt?

“Pamje e re”, shkroi ajo në instagramin e ‘Rare Beauty’ (kompania e saj kozmetike). Ndryshimi vjen menjëherë pasi ajo përfundoi xhirimet e serialit të ardhshëm të saj, ‘Only Murders in the Building’ ku ajo luan rolin e një banore të fiksuar pas krimit e cila bashkohet me dy ikonat e komedise (Steve Martin dhe Martin Short) të cilët janë fqinjët e saj dhe duan të zgjidhin sëbashku një vrasje në ndërtesën e tyre.

U deshën më shumë se tetë orë për të ndryshuar flokët e saj ngjyrë kafe të errët dhe për ti çelur në më shumë se shtatë nivele në një bjonde të ndritshme.

Bjonde platin, tamam në kohën e duhur për muajt e ngrohtë.
Stilistët e saj kanë thënë se kjo bjonde është unike për Selenën, pasi duhej të siguroheshin që të kishte një ekuilibër të barabartë të ftohtë dhe të ngrohtë për tonin e saj të lëkurës.
Jo shpesh Selena Gomez largohet nga zeshkania e saj nënshkruese. Por kur ajo e bën, nuk ka ngjyrë flokësh që nuk i shkon!
A jeni dakort me ne?