Vritet gruaja shtatzënë në Itali! Një shqiptar autor i dyshuar, nuk pranonte ndarjen

Një grua shtatzënë u qëllua për vdekje këtë të martë nga një shtetas shqiptar në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku 26-vjeçarja Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë. Autor dyshohet të jetë ish-partneri i saj, një 40-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Bujar Fandaj.

Sipas mediave italiane, ai e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë. Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Trupin e pajetë të viktimës, mbuluar me gjak, e gjeti bashkëshorti i saj.

Vanesa dhe Bujari kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht. aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje.

Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje, teksa e takonte në supermarketin ku ajo punonte si arkëtare në Esselunga në Riese Pio X.