Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, është tashmë një shtetas shqiptar.
Presidenti i Rerpublikës, Bajram Begaj, i dorëzoi dekretin këtë të hënë në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Futbollit 2023.
Ndërsa Rama mes batutave u shpreh se dekretin po e lexon vetë ai, në mungesë të sekretarit të Presidentit.
“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë mbrëmje gala, të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, FSHF që na bëri krenar me pjesëmarrjen në e Evropianit 2024. Presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë, duke bërë një kontribut modest sot, duke dhënë një kontratë legale të legalizuar nga FSHF me trajnerin e kombëtares. Unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptar. Besoj kam edhe mbështetjen tuaj”, tha Rama