Megjithëse nënë e re, Elita Rudi e gjen gjithmonë kohën për Instagram! Moderatorja kosovare, e cila solli në jetë në mars të këtij viti fëmijën e dytë, një vajzë që e pagëzoi me emrin Bota, është shumë aktive në rrjetin social dhe numëron plot 870 mijë ndjekës.
Sot, bukuroshja 27 vjeçare ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit, dhe një nga temat që ka prekur më shumë ka qenë karriera në televizion.
Elita zbuloi se do të kthehet shumë shpejt në televizion sapo të finalizojë pilot projektin.
Ajo është shprehur se do i pëlqente të prezantonte një program dashurie, dhe kur një fans e ka pyetur nëse do vinte në Tiranë për të moderuar emisione, përgjigjia e saj ka qenë “Hmm”, duke e lënë si mundësi të hapur.
Prezantuesja më pas ka thënë se nuk do të ketë më fëmijë. Ajo ka shuar edhe dyshimet për ndërhyrje në fytyrë, për ata që mendonin se ka bërë buzët, duke e mohuar.
Elita gjithashtu ka ndarë me ndjekësit edhe një foto me bashkëshortin Gjiko, të papublikuar më parë.

