Donald Veshaj i ka propozuar për martesë Bora Zemanit mbrëmjen e sotme teksa po mbahet premiera e filmit “5 herë jo”.
Mbrëmja pritej të ishte e veçantë për vetë faktin se çifti për herë të parë realizuan një film së bashku, por Donaldi kishte rezervuar surprizën e madhe për Borën.
Ai u ul në gjunjë dhe para të gjithë publikut dhe djalit të saj kërkoi dorën e saj.
E prekur dhe emocionuar, Bora tha PO!
Urime çifti!