Armina Mevlani numëron 1.9 milion ndjekës në Instagram, dhe si blogere është mjaft aktive në rrjetin social. Bukuroshja 29 vjeçare ndan me ndjekësit shumë momente nga jeta e saj, përveç një aspekti! E kemi fjalën për lidhjen me Shkëlzen Berishën.
Më parë modelja shqiptare postonte më shumë foto me djalin e ish-Kryeministrit, e duket se tani ka rënë “në qetësi”. Kjo që i ka merakosur paksa fansat e çiftit të famshëm.
Armina ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory të cilët nuk kanë ndejtur dot pa e pyetur ish-Missin për Shkëlzenin.
“Sa kohë kalon me Shkëlzenin, se duket që jeni të distancuar diçka?”, e pyët njëri prej tyre.
“Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë,” është shpjeguar Armina.
Më pas ajo ka treguar edhe çfarë i pëlqen më shumë te Shkëlzeni.
“Më pëlqen fakti që asnjëherë nuk mërzitemi sëbashku. Kemi gjithmonë biseda për të bërë, ai do familjen, kafshët, natyrën, dhe më pëlqen që është aq i zgjuar, i kulturuar, i dashur,” shkruan modelja.


