Vrasja e Liridona Ademajt/ Arrestohet një person i katërt

Një person të katërt, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt është arrestuar nga policia në Kosovë.

Ai dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Personi i arrestuar dyshohet se u ka shitur armën, më të cilën është kryer vrasja e Liridona Ademajt. I arrestuari është Tomë Doda, 49 vjeç, nga fshati Novosellë i Gjakovës.

Deri më tani janë arrestuar katër persona, për vrasjen e Liridonës, mes tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.