Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes së tyre në 2019-ën pas romancës 4 vjeçare, fryt i së cilës është edhe vajza Lea.
Në në intervistë në muajin mars, modelja ruse e quajti ish-in e saj “babain më fantastik” dhe tregoi se sa të lehtë e kanë ta rrisin vajzën, megjithëse të ndarë nga njëri-tjetri.
Bukuroshja 35 vjeçare na e ka treguar edhe njëherë marrëdhënien speciale që ka me aktorin, teksa ka ndarë një foto të saj në Instagram, e shoqëruar nga vogëlushja Lea De Seine Shayk, e cila e tërheq nga krahu, duke fshehur fytyrën.
Fotografia, ashtu siç ka sqaruar dhe Shayk në postim, është bërë nga babai Bradley.
Deri më tani, ish-çifti i famshëm është kujdesur të mos ndajë imazhe të Leas në internet duke ruajtur kështu privatësinë.

