Për të dytën herë! Forbes shpall Ursula Von der Leyen si gruan më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi nga revista Forbes.

Politikania gjermane, e cila mban postin e Presidentes së KE-së që nga viti 2019, kryesoi listën duke u renditur pas Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde, Zëvendës Presidentes së SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, cila u rendit e katërta.

Ndërkaq në vendin e pestë u rendit kantautorja amerikane Taylor Swift, e cila raportohet se ka fituar 850 milionë dollarë nga turneu i saj botëror i Eras, ku ka thyer rekord.