Ndeshja Tirana-Partizani, futbollistët dalin në fushë me mesazh kundër dhunës ndaj grave

Futbollistët e Partizanit dhe Tiranës e nisën derbin e sotëm me një mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Ata dolën në fushë me një pankartë në fushë ku shkruhej “asnjë justifikim për dhunën ndaj grave e vajzave”, për të dhënë mesazhin e tyre, kundër dhunës.

Gjesti i tyre vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Prishtinë ku, 30 vjeçarja Luridona Murseli u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur.

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me bashkëpunëtorët e tij.