Katër persona, përfshirë dy fëmijë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Queens, New York.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjeti viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri.
Autori i dyshuar, goditi me thikë edhe dy policë para se të qëllohej nga njëri prej policëve të plagosur.
I dyshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.