Adelina Tahiri është një nga personazhet publikë, e cila u bë e njohur falë këngëve të saj mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar. Por, para disa vitesh kur këngëtarja mori vendimin për tu martuar dhe për të krijuar familjen e saj me biznesmenin Serjozha Markov karierra në muzikë për të pati një periudhë qetësie.
Adelina dhe Serjoza padyshim që janë një nga çiftet më të njohura në showbizz-in shqiptar dhe mjaft të komentuar.

Shkak është bërë edhe diferenca e tyre në moshë duke qenë se Adelina ishte 25 vjeç kur u martua ndërsa Serjoza 48.

Me 23 vjet diferencë në moshë, shumë janë kuriozë të dinë se si është marrëdhënia e tyre tani që Adelina është 30 e Serjoza 53.
“Të jem e sinqertë unë aspak nuk e ndjej diferencen edhe pse e kemi! Ndjehesh me e respektuar, vleresuar! Sepse nje burrë me nje moshë te pjekur kur dashurohet di ta vlersojë femren dhe ta trajtoj me ndryshe! Në këtë jam e bindur! Unë ndjehem me e dashuruar dhe e dashur se kurrë! Këtë fat do ja deshiroja çdo femre! Ne jemi 7 vite te plota bashkë per 8 dhe çdo dite duhemi sikur diten e pare! Po unë besoj se rezultati eshte vetem pjekuria e tij! Dhe vetebesimin qe e kemi te dy”, është shprehur Adelina.

