Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e sot s katin e dytë të shtëpisë së të moshuarve në Fier.
16 prej tyre u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i flakëve që u përhap me shpejtësi.
Sipas burimeve paraprake shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur me azilin e të moshuarve.
Fatmirësisht të moshuarit kanë dalë jashtë në kohë të ndihmuar edhe nga stafi që kujdeset për ta .