Këngëtarja shqiptare Rita Ora, festoi ditëlindjen e 33-të ditën e djeshme (26 nëntor).
Këtë ditëlindje ajo e festoi më ndryshe, pasi së bashku me familjen erdhën në Kosovë: e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, babai Besnik Sahatçiu si dhe nga motra, Elena.
Surpriza më e madhe ishte ardhja e Taika i cili po njihej për herë të parë me vendlindjen e Ritës.
Ai u shpreh i lumtur që erdhi në vendlindjen e bashkëshortes, duke shtuar se ndihet sikurse në shtëpinë e tij.
“Urime ditëlindjen për personin më qesharak, më të mirë dhe më të ëmbël Rita Ora. Gruaja ime, jeta ime”, tha ai.
Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni të vogël në vitin 2022.