Personi i veçantë ka ditëlindjen, Fifi: Të dua më shumë se veten…

Filloreta Raçi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila padyshim i ka munguar të gjithë fansave me koncertet e saj LIVE. Fifi po e zhvillon karrierën e saj mes Kosovës e Shqipërisë, por kohët e fundit është zhvendosur në Tiranë pas angazhimit në programin “Shiko kush LUAN”.

Bukuroshja 27 vjeçare ka një lidhje shumë të fortë me familjarët e saj udhëton shpesh drejt Kosovës për t’i vizituar. Sot një person shumë i rëndësishëm për të feston ditëlindjen, dhe këngëtarja i ka bërë një urim shumë të veçantë.

Bëhet fjalë për motrën e saj, Yllka. Fifi ka ndarë në Instagram një foto me të, ku duket qartë ngjashmëria mes njëra-tjetrës.
“Shoqe të ngushta që nga viti 1995. Gëzuar ditëlindjen motra ime. Të dua më shumë seç dua veten. ¼ jem përjetësisht!”, shkruan Fifi.

Kujtojmë se projekti i fundit i saj është kënga me videoklip “Maniak i dhimbjes”, publikuar rreth një muaj më parë.