Amarda Toska është një nga femrat në të bukura të ekranit shqiptar, prej vitesh tashmë. Megjithëse e kemi parë që në moshë shumë të re në televizion dhe e kemi konfirmuar bukurinë e saj natyrale, ka nga ata që dyshojnë për pamjen e 39 vjeçares.
Moderatorja e dashur për publikun ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, dhe Ami i ka shuar njëherë e përgjithmonë dyshimet.
“As qime të shtuara në vetulla, as qerpikë, as buzë, mollëza apo hundën…Faleminderit!” ka sqaruar Ami.
E ndërkohë që një tjetër e ka pyetur nëse ka bërë botox në fytyrë ajo është përgjigjur: “Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo fytyrës! Madje edhe trajtimet i nëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent!

