“Armë kundër njerëzimit”/ ‘Krijuesi’ i inteligjencës artificiale, i shqetësuar: Do ishim më mirë pa të

Një nga krijuesit e asaj që njihet si Inteligjenca Artificiale (AI) Dr Geoffrey Hinton thotë se është pë tu shqetësuar avancimi i inteligjencës dixhitale në fushat e ndryshme të jetës e punës.

Psikologu dhe eksperti i kompjuterëve që ka punuar më parë për Google thotë se tashmë është penduar që ka ndihmuar në krijimin e teknologjisë.
Ai u largua pas një letre të përbashkët të rreth 1,000 ekspertëve kryesorë që kërkonin një pauzë të zhvillimi të zhvillimit të teknologjisë AI prej një minimumi gjashtë muajsh, pasi kjo do të zbuste  ‘rreziqe të mëdha për shoqërinë dhe njerëzimit’.

Para se të largohej nga kompania, Dr Hinton punonte me inteligjencën artificiale (AI) duke saktësuar mënyrën sesi funksionon mendimi dhe truri i njeriut, dhe thoshte se mund të krijohet një version kompjuterik njerëzor me mendje ne mikroçipe.

“Duhet të jemi të shqetësuar për inteligjencën dixhitale që po merr kontrollin nga inteligjenca biologjike”.

Kjo sepse, përkundër trurit, i cili kur vdes vdesin dhe informacionet në të, në rastin e një kompjuteri, kur ai vdes informacionet mund të lidhen me një kompjuter tjetër, shpjegon Dr Hinton.

“Madje edhe sikur të gjithë kompjuterët dixhitalë të vdesin, nëse keni ruajtur diku lidhjet mund të krijohet një tjetër kompjuter me të gjitha këto informacione, që është diçka e frikshme. Dhjetë mijë rrjete neurale, mund të mësojnë dhjetë mijë gjëra njëherësh, dhe më pas ta shpërndajnë atë që kanë mësuar”.

Dr Hinton shton se njerëzimi do të ishte shumë më mirë pa këtë teknologji.

Më tej ai jepte mendimin për të ardhmen e vrazhdë.

“Ne preferojmë të mos i shikojmë rreziqet, deri kur ta në vijnë në shtëpinë tonë, por duhet të bëhemi të vërtetë, të shohim realitetin. Duhet të mendojnë, si ta bëjmë më pak të tmerrshme botën për njerëzimin”, tha profesori.