Është identifikuar gruaja që la fëmijën në një bodrum pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Bëhet fjalë për një 30 vjeçare nga Pogradeci.
E reja është shoqëruar në komisariat, ku edhe po merret në pyetje.
Foshnja i përket gjinisë mashkullore dhe është paraqitur në spital në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar dhe pa shenja jete.
Në momentin që është dërguar në reanimacion foshnja ka qenë i mbuluar me gjak e baltë, i është konstatuar hipotermi e thellë, gërvishtje e syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit.