Pak kohë më parë, Fero ka paralajmëruar se do të lançojë albumin e tij të ri që mban titullin “Goat”. Ai bërë të ditur se këtë vit do e dëgjojmë kudo, dhe në fakt fjalën e ka mbajtur.
Sot reperi ka njoftuar se albumi i tij është gati dhe ua ka lënë fansave të tij në dorë që të zgjedhin se kur do të publikohet.
Fero ka publikuar foton e kopertinës së albumit dhe përkrah ka shkruar: “Dërgojuni atyre këtë mesazh. Albumin e doni në maj/ qershor?”.
Sigurisht pjesa më e madhe e fansave të reperit kanë zgjedhur muajin maj, por ka pasur edhe nga ata njerëz mosbesues që kanë votuar për “qershor”, e për këta i riu nga Kosova nuk i ka kursyer thumbat.
“Ky 14% garant mendojnë që qershori është para majit,” shkruan Fero në InstaStory.
Ndërsa sa i përket jetës private, kujtojmë se së shpejti Fero do të bëhet baba i një vajze. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur shumë i lumtur që presin vajzë, edhe pse në fillim mendonte se do të bëhej baba i një djali.

