3-vjeçarja e dhunuar nga edukatorja, Eljona Pitarka në protestë:Ngrihuni të gjithë!

Pas publikimit në media të një rasti të rëndë ku një vajzë 3-vjeçare dhunohej nga edukatorja e saj, qytetarët e Tiranës kanë protestuar ditën e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’.

E pranishme në protestë ishte edhe aktorja Eljona Pitarka e cila tha se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm.

‘Jam nënë e dy vajzave me shumë dhimbje e them se kam hequr dorë nga ky vend, nuk kam më besim në asnjë organ kompetent dhe asnjë institucion se do merren masa. Të gjithëve ne na kujtohet rasti i Brianit ku i shkreti për 3 dit u harrua kështu do të ndodhë edhe me vajzën 3-vjeçare nëse ne nuk ngrihemi në protestë.

Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar.’- tha aktorja.