Kim Kardashian është zyrtarisht “beqarja milionere më e kërkuar” në botë. Pas divorcit me Kanye West, ylli i reality show po tërheq vëmendjen e emrave më të famshëm të elitës.
40-vjeçarja depozitoi kërkesën e divorcit në shkurt dhe interesi për të ka arritur kulmin. Një burim i afërt me të tha për “Page Six”: ‘Njerëzit të cilët po kontaktojnë me të prej miqve të përbashkët, janë nga emrat më të famshëm të listave, anëtarë të familjeve mbretërore, apo aktorë e sportistë milionerë’.
Pavarësisht tepricës së opsioneve për “njohje të reja” burimi thotë se Kim për momentin nuk është duke kërkuar për dikë.
Zhvillimi vjen pas lajmeve për një romancë të mundshme të Kim me këngëtarin kolumbian Maluma pasi çifti u fotografuan së bashku në fundjavë.Por dyshja insiston se janë vetëm miq.
