Policia e Kosovës është sulmuar me armë në veri të vendit në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar 1 të vrarë dhe 1 të plagosur.
Sipas autoriteteve kosovare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
Persona të armatosur rëndë dhe të paidentifikuar kishin bllokuar me dy kamionë rrugën Mitrovicë-Leposaviq.
Aty shkoi patrulla e policisë, por në këtë moment personat e armatosur hapën zjarr ndaj makinës së policisë. Plumbat i morën jetën policit Afrim Bunjaku me gradën rreshter, ndërsa i plagosur ka mbetur një punonjës i policisë kufitare të Kosovës.
Mediat e Kosovës raportojnë se sulmuesit janë vendosur në një objekt kulti në Banjskë.