Florian Marku na bëri zemrat mal ditë më parë duke u shpallur kampion bote në versionin IBF.
Për të arritur këtë titull boksierit shqiptar i është dashur shumë përkushtim dhe qëndrim larg familjes.
Floriani kishte 7 muaj pa e parë nënën, të cilën e befasoi ditën e sotme duke u kthyer në shtëpi për ta vizituar.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga vet sportisti emocionuan të gjithë.

Kujtojmë se Marku jo vetëm që fitoi titullin kampion bote, por vijon të jetë i pamposhtur në boksin profesionit.

Boksieri ka fituar 9 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka barazuar 1.

