63-vjeçarja Madonna bllokohet nga “Instagram” përshkak të paraqitjeve jo të përshtatshme!

Madonna është bllokuar nga Instagrami për dukjen e saj, raportoi NME të shtunën.

Ikona e muzikës pop është bërë e njohur me shpërndarjen e pamjeve e zhveshur në platformat e rrjeteve sociale vjetët e fundit, por u habit kur mori një njoftim që thoshte se ajo kishte shkelur rregullat kur tentoi të hynte “live” për 18 milionë ndjekësit e saj.

Madonna iu referua fotografive të saj të shpërndara shpesh në aplikacion e ku ishte gjysmë e zhveshur dhe se ishte habitur kur i kishte ardhur njoftimi.

Instagrami kishte lëshuar një paralajmërim tek ajo ku shpjegonte se duhej të “respektonte” të tjerët në platformë dhe e paralajmëroi që gjithmonë “të ndjekë ligjin”.