5 mënyra se si të duam veten tonë më tepër

Shpeshherë shumë prej nesh mbase nga monotonia e ditës, problemet e shumta apo stresi i punës harrojmë të vlerësojmë veten sa duhet, por ne kemi 5 mënyra se si të duam veten më tepër.

1. Mos thuaj asgjë të keqe për veten

Një nga mënyrat me të cilat mund ta nisim, është duke mos thënë asgjë të keqe për veten. Niseni nga pak, për shembull si fillim vetëm në 24 orë mos tregoni aspak negativitet ndaj vetes. E sa herë t’ju duket sikur nuk mundeni dot të vazhdoni, kujtojini vetes suaj 3 karakteristika që jeni të bindur se janë të mira tek ju. Kështu mbase do e keni disi më të lehtë.

2. Shiheni veten në sy çdo ditë

Ngjason disi e frikshme? Eh, është paksa sidomos nëse kohët e fundit keni patur probleme me vetbesimin e dashurinë ndaj vetes, por na besoni se në momentin e parë që do të mësoheni duke e bërë këtë gjë, do të shihni me më tepër dashuri personin në pasqyrë, automatikisht veten tuaj.

3. Listo 5 gjëra që ke arritur

Kjo është diçka që mund ta bëni një herë në disa ditë. Shpesh mërzitja na merr përpara e ne harrojmë se kemi bërë edhe gjëra të mira e kemi arritur disa synime. Andaj, herën tjetër që ndiheni të mërzitur, listojini vetes 5 gjëra për të cilat jeni krenarë e që keni arritur, sepse kështu do të mund t’i tregoni vetes se sa progres keni bërë nga hera e fundit.

4. Kërkojini njerëzve tuaj të afërt të tregojnë arsyet përse ju duan.

Në fillim mund t’ju duket e çuditshme si metodë, por në fakt është tepër efikase. Kjo sepse, personat që do të pyesni janë ata që ju duan vërtetë, e si rrjedhim do të mund të tregojnë cilësi që ju keni, por mbase për momentin i keni harruar tek vetja.

5. Bëj çdo ditë diçka që ke qejf.

Puna, stresi, problemet e ndryshme shpesh na bëjnë të harrojmë gjërat që vërtetë ne kemi qejf. Vetëm punë punë punë, e ne nuk kujtohemi se në fakt ka dhe gjëra që mund të na e bëjnë ditën më të bukur. Andaj herën tjetër, jepini vetes të paktën pak minuta nga dita për të bërë diçka që vërtetë keni pasion, sepse vetëm kështu mund t’i falni pak kohë dashurie vetes tuaj.

Vetja është shumë e rëndësishme dhe edhe nëse monotonia ju merr, mos harroni ta doni veten çdo ditë, se fundja çdo ditë është një dhuratë e ju mundohuni t’ja bëni vetes këtë të fundit gjithnjë e më të bukur..

Lots of love, afterparty.al 🙂