5 arsyet se përse njerëzit që zgjohen herët janë më të lumturit

Gjuha shqipe është shumë e pasur sa i takon folklorit dhe urtësisë popullore dhe një prej tyre është edhe shprehja: ‘’Kush zgjohet në mëngjes e ka fatin pas dere’’.Nëse je një person që zgjohesh herët në mëngjes, do të kuptosh se sa shumë prioritete ke në ndryshim nga të tjerët. Njerëzit e mëngjesit janë më të lumtur se sa ata të natës, sipas një studimi të fundit dhe më poshtë do ju rendisim disa arsye përse ndodh kjo:

Zgjohen mirënjohës

Njerëzit e lumtur, pasi zgjohen në mëngjes, ndihen mirënjohës ndaj jetës dhe ndaj të qenit gjallë. I janë mirënjohës jetës për dhuratën dhe gëzimin e një dite të re. Por edhe kur gjërat janë negative, ata në mendjen e tyre krijojnë një listë me të gjitha gjërat pozitive.

Nuk e braktisin kurrë mëngjesin

Ata e dinë që ngrënia e mëngjesit është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse ai ofron të gjitha vlerat ushqyese thelbësore për të pasur një ditë të suksesshme dhe me energji. Planifikimi i një mëngjesi të mirë një natë para është një ide shumë e mirë. Para se të flesh, mund të bësh gati disa ushqime, për të kursyer kohë në mëngjes, pa rënë nën presionin e kohës.

Nuk e harrojnë kurrë lidhjen shpirtërore

Nëse zgjohesh herët në mëngjes, flladi dhe era e mëngjesit të japin jetë dhe frymëmarrje. Njerëzit e lumtur meditojnë për të çliruar mendjen e tyre. Pasi zgjohen, ata i kushtojnë kohë meditimit, yoga-s, lutjeve apo aktiviteteve të tjera me lidhje shpirtërore. Kështu, çdo mëngjes ata gjejnë kohën për lidhjen me shpirtin.

Merren me aktivitet sportiv para se të fillojnë punën

Shumë njerëz preferojnë të ecin herët në mëngjes, para se të fillojnë punën, por shumë të tjerë fillojnë stërvitjen që në orën 6.45. Një studim tregon se sa më shumë ushtrime të bëni në mëngjes, aq më e dobishme do të jetë dita, edhe pse kjo mund të mos u përshtatet të gjithëve për shkak të kohës së kufizuar dhe punës.

Planifikojnë vepra të mira

Benjamin Franklin ka një thënie të famshme: “Pyetja e mëngjesit: ç’gjë të mirë do të bëj sot?” Kjo është tipike për njerëzit e lumtur. Kur ndihmojnë të tjerët, atyre u shtohet lumturia, kur për gjithë të tjerët do të ishte një barrë. Studimet e publikuara në “Journal of Happiness Studies”, e ilustrojnë shumë qartë këtë.