5 arsyet se përse duhet ta ndjekim Sarah Berishën në Instagram!

E dimë që të gjithë e njihni, por ndoshta jo të gjithë e ndiqni në Instagram.

Po flasim për Sarah Berishën, bukuroshen me një fytyrë solare dhe që përcjell shumë pozitivitet.

Sot ne të Afterparty.al duam t’ju tregojmë se përse Sarah është një nga ato personazhe që duhet ta ndiqni medoemos në Instagram.

E para, nëse doni të jeni gjithmonë të përditësuar me trendet e fundit të modës, apo jeni të apasionuar pas kombineve stil dhe të veçanta, Sarah është patjetër një shembull për tu ndjekur. Ajo gjithmonë bën kombinimet më të bukura dhe përherë duket stil dhe e kuruar.

E dyta. Sarah nuk është thjesht dhe vetëm një vajzë e bukur. Ajo njëkohësisht është shumë e dashur, pozitive dhe shumë e lidhur me familjen e saj. Herë pas herë ajo na tregon detaje nga momentet që kalon me ta, sidomos me të motrën Ditea, edhe ajo po aq pozitive sa Sarah.

E treta. Marrëdhënia e saj me Dj PM. Dyshja u njoh në Big Brother VIP 1 dhe që atëherë janë të pandarë. Ata janë një çift super funny, të bukur dhe një shembull shumë i mirë se si duhet të jetë një dashuri e shëndetshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sarah P Berisha (@sarah.berisha)

Katër! Po të shihni instagramin e Sarah, të vjen menjëherë ajo dëshira të bësh valixhen dhe të shkosh diku. Postimet e saj plot ngjyra e dritë janë shumë të këndshme dhe janë një ide shumë e mirë për të mbajtur ca shënime të vogla për udhëtimin tonë të radhës me gocat. Ose qoftë edhe për një drekë apo darkë në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sarah P Berisha (@sarah.berisha)

Pesë! Me gjithë këto elemente nuk ka sesi Instagrami i saj mos të jetë i kuruar, elegant dhe i pastër.

Kështu që nëse llogaria juaj ju duket disi rrëmujë, hidhini një sy atij të Sarës për të krijuar një ide se si mund të përmirësoheni.

Ne mund t’ju jepnim akoma më shumë arsye, por po ju lëmë me kaq që ju ta shihni vetë më mirë!