480 mijë rruaza dhe mijëra orë punë, detajet e fustanit të Dua Lipës në dasmën e saj

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e botës së modës me fustanin e saj të martesës, një krijim ekskluziv “Haute Couture” nga shtëpia franceze Chanel.

I dizajnuar nga drejtori kreativ Matthieu Blazy, fustani elegant me shpinë të hapur ishte i zbukuruar me rreth 480 mijë rruaza të qepura me dorë dhe 25 mijë pupla, ndërsa realizimi i detajeve kërkoi mijëra orë punë nga artizanët e Chanel në Paris.

Krijimi u kompletua me një vel të gjatë të qëndisur dhe këpucë të personalizuara, duke e shndërruar paraqitjen e këngëtares me origjinë shqiptare në një nga momentet më të komentuara të modës këtë vit.

Pamjet e publikuara nga vetë artistja nga ceremonia në Sicili kanë marrë miliona pëlqime në rrjetet sociale, ndërsa ekspertët e modës e kanë cilësuar fustanin si një prej krijimeve më spektakolare të Chanel në vitet e fundit.

Screenshot