Çdo shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet të të qenit inteligjente, por disa dallohen më shumë për mënyrën si analizojnë, kuptojnë dhe reagojnë ndaj situatave.
Akrepi
Njihet për intuitën e fortë dhe aftësinë për të depërtuar thellë në çdo situatë. Akrepat janë shumë vëzhgues dhe rrallë u shpëton ndonjë detaj. Ata dinë të lexojnë njerëzit dhe shpesh kuptojnë të vërtetën pa shumë fjalë.
Ujori
Kjo shenjë spikat për mendimin ndryshe dhe kreativitetin. Ujorët janë inovativë dhe kanë një logjikë të fortë, duke arritur të gjejnë zgjidhje që të tjerëve nuk u shkojnë ndër mend. Ata mendojnë gjithmonë “jashtë kutisë”.
Binjakët
Të shpejtë në mendim dhe shumë kureshtarë, Binjakët janë gjithmonë në kërkim të njohurive të reja. Ata përshtaten lehtë, komunikojnë shkëlqyeshëm dhe kanë aftësi të kuptojnë shpejt çdo informacion të ri.
