1. Justifikimi i sjelljes së tyre toksike
Ndërsa standardet e marrëdhënieve janë subjektive dhe ndryshojnë nga personi në person, një arsye e zakonshme për t’i ulur ato është për të menaxhuar pritshmëritë. Fillimisht, mund të kesh pritshmëri të larta, por me kalimin e kohës, kupton se perfeksioni është i paarritshëm dhe kompromiset janë të nevojshme.
Gjithsesi, është thelbësore të mos bësh kompromis me vlerat themelore. Pasiguria personale, si mungesa e vetëvlerësimit, shpesh i shtyn njerëzit të ulin standardet e tyre nga frika se duke i mbajtur shumë lart, mund të mbeten vetëm ose të pa dashur. Ata mund të justifikojnë sjelljet e partnerit përmes:
Justifikimit: Kjo përfshin uljen e rëndësisë së sjelljeve negative të partnerit, duke e bindur veten se nuk janë një çështje e madhe ose se çdo person ka të metat e tij. Për shembull, mund të injorojnë grindjet e shpeshta ose komentet e pasjellshme, duke i quajtur si “probleme normale” në marrëdhënie, duke mos vënë re ndikimin që këto sjellje kanë në lumturinë dhe vetëvlerësimin e tyre.
Falja e tepruar: Ndërsa falja është një pjesë e shëndetshme e çdo marrëdhënieje, bëhet problem kur përdoret për të arsyetuar vazhdimisht çështje serioze pa i adresuar ato. Njerëzit mund të falin partnerin për sjellje si pandershmëria ose neglizhenca emocionale, duke shpresuar se gjërat do të përmirësohen, por pa vendosur kufij, këto probleme do të vazhdojnë.
Arsyetimi: Kjo përfshin justifikimin e sjelljes së keqe të partnerit duke gjetur arsye për ta bërë të pranueshme. Për shembull, dikush mund të justifikojë nervozizmin e partnerit duke ia “veshur” stresit të punës ose traumave të së kaluarës, në vend që të kuptojë se sjellja e tillë është e papranueshme dhe duhet të trajtohet. Ky arsyetim krijon një model të pranimit të sjelljeve që minojnë bazën e marrëdhënies.
2. Shpresa për ndryshim
Një keqkuptim i zakonshëm që çon njerëzit të ulin standardet e tyre në marrëdhënie është besimi se ata mund të ndryshojnë partnerin. Mund të injorojnë sjellje negative si mosangazhimi emocional, mungesa e respektit, mungesa e ambicieve apo edhe pandershmëria, duke bindur veten se me mjaft dashuri dhe mbështetje, partneri i tyre do të “ndryshojë.”
3. Ti je i/e vetmi/ja që bën sakrifica
Një shenjë e qartë që ke ulur standardet e tua është kur je gjithmonë ti ai/ajo që ofron dhe bën të gjitha përpjekjet, ndërkohë që partneri yt nuk të plotëson asnjëherë gjysmën e rrugës. Kjo ndodh shpesh kur njerëzit sakrifikojnë shumë, duke lënë pas dore nevojat e tyre me shpresën se dashuria e tyre një ditë do të shpërblehet dhe do të rikthehet në të njëjtën masë./anabel