3 arsye pse disa njerëz refuzojnë të bien në dashuri

Të biesh në dashuri mund të jetë një nga gjërat më emocionuese dhe më përmbushëse që mund t’i ndodhë dikujt. Por, për të arritur këtë destinacion ka shumë “gracka” rrugës që herë janë të paparashikuara dhe herë duhen shmangur për të mbërritur në synimin final, pra emocionet dhe zemrën e dashuruar me një partner/e.

Por, disa syresh thjesht refuzojnë të bien në dashuri dhe për këtë zgjedhje ka disa arsye që qëndrojnë pas.

#1 Jeni shumë të fokusuar te pavarësia

Njerëzit e pavarur janë të fortë, ata e dinë se çfarë duan dhe dinë si ta arrijnë atë. Por, sado e bukur të duket liria si personale, financiare apo edhe ajo ndjenjave, sërish vetmia është një mallkim i fshehur. Ata që përkushtohen te pavarësia kanë shumë frikë të jenë “të varur” edhe për gjërat më bazike në jetë, ndaj heqin dorë nga ideja e të qenit çift.

#2 Keni frikë të përfshini persona të tjerë në gjërat që i keni arritur vetë

Kur je i/e suksesshme, pse duhet një person tjetër për t’u mbështetur? Ju keni punuar shumë për të pasur jetën që keni ndërtuar për veten tuaj sot. Por, shkaku i vërtetë i statusit beqar është frika për të pasur në shtëpi dikë që do e adhuroni dhe do zaptojë hapësirat për të cilat ju vetë keni investuar ide, para, energji etj.

#3 Ju pëlqen të jeni vetëm

Ndoshta, jeni ai tipi i personit që ju pëlqen koha me veten tuaj, pini kafenë në qetësi absolute dhe kjo është zona juaj tipike e sigurisë. Por, të flasësh vetëm për veten dhe të rrish vetëm me veten shpesh sjellë një ndjenjë izolimi. Koha për ju është gjithçka, ndaj nuk lejoni dikë tjetër që ta “pushtojë”./anabrl