15 zakone që do e bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë

Pavarësisht se themi shpesh që bukuria është relative, apo se “nuk ka gra të shëmtuara”, kujdesi për veten dhe disiplina janë të domosdoshme në çdo moshë.

Kujdesi për lëkurën nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e kremrave më të mirë hidratues apo seancat e pastrimit të saj, por edhe me disa zakone të vogla që duhet t’i përfshijmë në rutinën tonë.

Gjithçka fillon me bazën, hidratimi. Pirja e ujit e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë pasi largon të gjitha toksinat. Heqja e grimit, mos shkoni asnjëherë në krevat pa pastruar çdo grimcë të make up-it.

Kërkoni produkte me acid hialuronik ose glicerinë, të cilat njihen për vetitë e tyre hidratuese. Mbrojtja nga dielli është e panegociueshme. Kjo pasi rrezet e diellit shkaktojnë dëme të pariparueshme në lëkurë duke përshpejtuar plakjen dhe rritur rrezikun e prekjes nga kanceri. Dhe sigurisht dieta e shëndetshme! Ajo që konsumoni, reflektohet direkt në lëkurën tuaj. Ushqimet e pasura me antioksidantë, vitamina C dhe E dhe acide yndyrore omega-3 janë idealet për një lëkurë të pastër.